Bota 5 Maj 2023, 16:09

Bomba, karabina, silenciatorë dhe municione, gjendet arsenal i lartë armësh në shtëpinë e serbit që vrau 8 persona

Shkruar nga Pamfleti

Bomba, karabina, silenciatorë dhe municione, gjendet arsenal i lartë

21-vjeçari që vrau 8 persona në Serbi dhe plagosi shumë të tjerë, ka pasur një arsenal të lartë armësh në banesë.

Pas krimit, ai ka marrë një taksi dhe është larguar, duke qëndruar pranë një banese. Pas kontrollit që policia zhvilloi në banesë pa se aty kishte një karabinë me dylbi, një pistoletë, një pistoletë sinjalizuese, dy silenciatorë, një thikë gjuetie dhe armë të tjera, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie dhe 25 copë municion karabine.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë policia gjeti katër granata dore, disa kuti municionesh pistolete, disa copë municione pushke, si dhe një pushkë automatike pa numër fabrike.

Dyshimet janë se ashtu si masakra e pak ditëve më parë në shkollë, edhe kjo ka qenë e mirëmenduar.

serbi vrasja