Bota11 Maj 2023, 10:13

I dedikoi libër pas vdekjes, gruaja dyshohet se helmoi bashkëshortin

Shkruar nga Pamfleti

I dedikoi libër pas vdekjes, gruaja dyshohet se helmoi bashkëshortin

Rasti i Kouri Richins është padyshim një nga ata më të rrallët dhe të frikshmit. Kush do ta mendonte apo dyshonte, se ajo mund të kishte gisht në vrasjen e bashkëshortit të saj, të cilit i dedikoi dhe një libër pas vdekjes.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna e tre fëmijëve, Kouri Richins nga Utah ishte ajo që telefonoi policinë natën vonë në Mars të vitit të kaluar duke iu thënë se burri i saj Eric Richins ishte akull i ftohtë dhe nuk po reagonte. Kur u mor në pyetje nga forcat policore, Kouri rrëfeu se pak para se ai të ndërronte jetë, ajo i kishte dhënë një pije vodka të përzier.

Pas vdekjes së tij, ajo shkroi një libër të cilin e titulloi: “A je me mua?” Ky libër sipas saj do t’u vinte në ndihmë sidomos fëmijëve të cilët kishin përjetuar humbjen e një personi të shtrenjtë. Për radiostacionin lokal KPCW ajo u shpreh se ky libër do të sillte paqen dhe për 3 fëmijët e saj.

“Ia dedikoj këtë libër burrit tim të mrekullueshëm, babait të mrekullueshëm”, shprehej Kouri.

Por pas gjithë kësaj historie në pamje të dhimbshme për të, dilnin njëra pas tjetrës prova që e bënin atë të dyshuarën kryesore për helmimin e burrit të saj.

Dy muaj pas botimit të këtij libri, zonja Richins u përball me akuzat si e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit dhe posedimin e një ilaçi të quajtur GHB me të cilin dyshohet se helmoi Eric.

Pas ekzaminimeve mjekësore u zbulua se Eric vdiq prej mbidozës së fentanilit. Autoritetet gjetën dokumente që provonin se në periudhën Dhjetor 2021-Shkurt 2022, Kouri i kishte kërkuar një personi me precedentë penalë përmes një telefonate, ilaçe kundër dhimbjes së shpinës. Këto pilula që ajo mori, dyshohet se ja hodhi burrit të saj në ushqim darkën e Shën Valentinit.

Në dokumentet e gjykatës thuhet po ashtu se Eric para ngjarjes i kishte thënë një shoku të tij se e shoqja po tentonte ta helmonte me doza të forta të fentanilit. Tashmë Kouri do të përballet me trupën gjykuese në datë 19 Maj.

vrasje gruaja bashkeshorti liber