TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2023, 07:58

Kush do ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë? Trump sulmon BE-në: Ne nuk jemi budallenj, veproni tani!

Shkruar nga Pamfleti
Kush do ta fitojë luftën Rusi-Ukrainë? Trump sulmon BE-në:
Ish-presidenti amerikan Donald Trump

Kur u pyet nëse "Putini është kriminel lufte", ai tha se "kjo është diçka që duhet diskutuar më vonë". Megjithatë, ai pranoi se mendon se "Putini e kishte gabim".

Ish-presidenti amerikan mbrëmnjen e djeshme në studion e CNN pati në një debat 1 orë e gjysmë përpara një auditori prej 400 votuesish republikanë ku foli për Amerikën që do të vijë, nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga politika e huaj në atë vendase.

Në një debat në shtetin Nju Hampshër të organizuar nga televizioni CNN, ish-presidenti vazhdoi të këmbëngulte se zgjedhjet kishin qenë “të manipuluara”, edhe pse zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe federale, zyrtarët e fushatës së tij, dhe shumë gjykata i kanë hedhur poshtë akuzat e tij.

“Kam bërë një punë të jashtëzakonshme, prandaj duhet të rizgjedhem”, tha manjati amerikan i pritur me ovacione të vazhdueshme nga mbështetësit e tij.

Menjëherë pas aktakuzës historike në çështjen Stormy Daniels, ish-presidenti amerikan ka diçka për të gjithë.

Ai gjithashtu sulmoi Europën të cilën e akuzoi për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe se ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

“BE duhet të investojë më shumë para në luftën në Ukrainë. Ata mendojnë se ne jemi budallenj. SHBA-ja ka investuar 171 miliardë dollarë, Europa ka shumë para, dua që të investojnë më shumë”, këmbënguli ai.

Nëse ai do të ishte në Shtëpinë e Bardhë, lufta do të mbaronte për 24 orë. Por kur spikerja e CNN, Kaitlan Collins e pyet se kush duhet ta fitojë konfliktin, ai u përgjigj.

“Unë nuk mendoj se kush fiton dhe kush humbet. Unë mendoj se si ta zgjidhim në mënyrë që të ndalim vrasjet”, tha ai.

Kur u pyet nëse "Putini është kriminel lufte", ai tha se "kjo është diçka që duhet diskutuar më vonë". 

Megjithatë, ai pranoi se mendon se "Putini e kishte gabim".

'Nëse thua se është kriminel lufte, do të jetë shumë më e vështirë të bësh një marrëveshje për ta ndalur këtë gjë. Nëse ai do të jetë një kriminel lufte, njerëzit do ta kapin dhe do ta ekzekutojnë, ai do të luftojë shumë më fort se sa në rrethana të tjera. Kjo është diçka për të cilën do të diskutojmë më vonë.

Gabimi i tij ishte hyrja. Ai nuk do të kishte hyrë kurrë nëse do të isha president. Ai gjithashtu nuk ka dhënë një përgjigje të qartë në pyetjen nëse dëshiron që Rusia apo Ukraina të fitojnë luftën. Nuk mendoj për fitore dhe humbje. E kam fjalën për ta rregulluar atë në mënyrë që të ndalojmë vrasjen e të gjithë atyre njerëzve.", tha Trump.

Për temën tjetër të nxehtë, kryengritjen e 6 janarit, ish-presidenti mban qëndrimin e tij dhe mbron rebelët, duke siguruar se do të falte shumë prej tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme ai pranon se do të pranonte çdo rezultat “por vetëm nëse vota ishte e saktë”.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 9 Maj u shpallur fajtor për abuzim seksual.

Gjykata i ka caktuar si dënim, dëmshpërblimin me 5 milionë dollarë të Elisabeth Karol, shkrimtares që e akuzoi para autoriteteve.

3 milionë dollarë do të paguhen pasi Trump e akuzoi shkrimtaren se po shpifte, ndërsa 2 milionë dollarë do të paguhen për sulmin seksual që ka ndodhur në vitin 1990.

Dënimi me burg nuk ishte i diskutueshëm sepse nuk bëhej fjalë për një çështje penale.“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore në momentin e denoncimit.

Kjo është hera e parë që një president amerikan është shpallur përgjegjës për sulme seksuale.

lufta në ukrainë trump

Lini një Përgjigje