Bota15 Prill 2024, 09:05

“Sulmi i dështuar dhe humbje e dyfishtë për Iranin”, Cameron: Gabimi që bëri Netanyahu

Shkruar nga Pamfleti
“Sulmi i dështuar dhe humbje e dyfishtë për Iranin”,
Lord Cameron

Ministri i Jashtëm i Britanisë Lord Cameron, në një deklaratë mbi situatën në Lindjen e Mesme, u shpreh se sulmi i Iranit ishte shumë domethënës, por dështoi totalisht.

“Ne bëjmë thirrje që situata të mos përshkallëzohet. Situata është një disfatë e dyfishtë për Iranin. Ata i kanë zbuluar botës se janë ndikimi keqdashës në rajon dhe janë të përgatitur për të krijuar një situatë të tillë”, thotë ai.

I pyetur në lidhje me Nenjamin Netanyahun, ai u shpreh se ka raste që nuk kanë të njëjtat mendime me liderin izraelit.

“Moslejimi i dërgimit të ndihmave në Gaza ishte një gabim nga ana e Izraelit”, u shpreh ai.