
Tre dronë ukrainas u rrëzuan mbi Moskë mëngjeisn e kësaj të diele, në një sulm ky që shkaktoi panik tek autoritetet dhe që mbylli për pak kohë aeroportin ndërkombëtar.
Ndërsa një nga dronët u rrëzua në periferi të qytetit, dy të tjerë u përplasën në një kompleks zyre dhe si pasje një roje sigurie u plagos dhe u shkaktuan dëme materiale.
“Dronët ukrainas sulmuan sonte. Fasadat e dy kullave të zyrave të qytetit u dëmtuan pak”, postoi kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin në Telegram.
Moska dhe zona e saj përreth janë më shumë se 500 km nga kufiri ukrainas dhe konflikti i vazhdueshëm atje, por janë shënjestruar në disa sulme me dron këtë vit.
Sulmi i raportuar të dielën është i fundit në një seri sulmesh të kohëve të fundit me dron – përfshirë në Kremlin dhe qytetet ruse pranë kufirit me Ukrainën – për të cilat Moska ka fajësuar Kievin.
Kievi ende nuk ka komentuar, por Ukraina zakonisht refuzon të marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Rusisë. Ministria ruse e Mbrojtjes e quajti atë një "tentativë për sulm terrorist".
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se aeroporti i kryeqytetit Vnukovo ishte mbyllur totalisht. Por pas disa orësh mbylle ai i është rikthyer normalitetit.
Në fillim të këtij muaji, një breshëri sulmesh me dron ndërpreu për pak kohë trafikun ajror në të njëjtin aeroport, në jugperëndim të qytetit. Sulmet ndaj Moskës vijnë disa javë pas një kundërofensivë ukrainase për të rikthyer territorin e pushtuar nga Rusia që nga shpërthimi i armiqësive në shkallë të gjerë në shkurt 2022.
Të premten, Rusia tha se kishte kapur dy raketa ukrainase mbi rajonin e saj jugor të Rostovit në kufi me Ukrainën, me të paktën 16 persona të plagosur nga mbeturinat që binin në qytetin e Taganrog.
Rajonet në kufi me Ukrainën kanë parë sulme dhe bombardime të rregullta me dronë që kur Moska nisi fushatën e saj ushtarake në shkurt të vitit të kaluar, por rrallë janë shënjestruar nga raketat./TheGuardian
Lini një Përgjigje