TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 16:53

Tërmeti i fuqishëm, reagon Kryeministrja japoneze: Kemi aktivizuar grupin e reagimin emergjent

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fuqishëm, reagon Kryeministrja japoneze: Kemi aktivizuar

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.6 që goditi verilindjen e Japonisë, autoritetet japoneze kanë reaguar me shpejtësi, duke shpallur gjendje emergjente dhe duke vënë në funksion të gjitha mekanizmat shtetërorë të sigurisë.

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, në një deklaratë urgjente për mediat, njoftoi se janë ndërmarrë masa të menjëhershme për kontrollin e centraleve bërthamore që ndodhen në zonën e prekur nga tërmeti. Ajo tha se deri tani nuk ka raportime për rrjedhje radioaktive apo dëmtime në infrastrukturën kritike, por paralajmëroi se verifikimet po vazhdojnë me përpikmëri.

“Ne kemi aktivizuar grupin e reagimit emergjent dhe po punojmë në bashkëpunim me autoritetet lokale. Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë absolut”, deklaroi Takaichi.

Sipas informacioneve paraprake, centralet bërthamore në prefekturat Aomori dhe Miyagi janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet teknike dhe shkencëtarët e agjencisë së energjisë atomike.

Ky reagim i shpejtë pasqyron edhe mësimet e nxjerra nga katastrofa e Fukushimës në vitin 2011, e cila ka lënë një gjurmë të thellë në politikën energjetike dhe protokollet e emergjencës në Japoni.

Ndërkohë, lëkundjet pasuese vazhdojnë të ndihen në zonën e Hachinohe dhe bregdetin përreth, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg vijës bregdetare për shkak të rrezikut të valëve të vogla tsunami.

 

Lini një Përgjigje