TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Dhjetor 2025, 14:58

Bisedimet për planin e paqes, Zelensky pritet nga Starmer në Londër; në takim Merz dhe Macron 

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet për planin e paqes, Zelensky pritet nga Starmer në

Presidenti i UkraiBisedimet për planin e paqesnës, Volodymyr Zelenskyy, ndodhet këtë të hënë, 8 dhjetor, në Doëning Street, për bisedime me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Zelensky është pritur në Dowing Street nga Keir Starmer.

Liderët do të diskutojnë planin më të fundit të paqes për Ukrainën, i hartuar gjatë bisedimeve mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë në Florida javën e kaluar.

Duke hapur takimin, kryeministri britanik Starmer theksoi nevojën për një marrëveshje paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Nga ana e tij, Zelenskyy e falenderoi Starmer për organizimin e takimit. Ai tha se është një moment i rëndësishëm për të diskutuar të gjitha çështjet “delikate”.

Siç shkruan The Guardian, Zelenskyy foli për rëndësinë e unitetit mes Evropës, Ukrainës dhe SHBA-ve. Ai tha se ka gjëra “që nuk mund t’i menaxhojmë pa amerikanët… nuk mund t’i menaxhojmë pa Evropën”.

Macron nga ana e tij, u shpreh se “të gjithë mbështesim Ukrainën dhe paqen”, duke shtuar se “kemi shumë karta në duar”, ndërsa foli për opsionet që ka Evropa dhe për ekonominë ruse që po vuan gjithnjë e më shumë. Ai theksoi nevojën për të gjetur një mënyrë që Evropa dhe SHBA të afrohen më shumë për të rënë dakord mbi rrugën përpara.

Merz theksoi se këto mund të jenë ditë “vendimtare” “për të gjithë ne” sa i përket Ukrainës. Ai përmendi bisedimet e paqes të udhëhequra nga SHBA dhe tha se “ne jemi dhe mbetemi fuqimisht në krah të Ukrainës”, duke shtuar se “fati i këtij vendi është fati i Evropës”.

Kancelari gjerman u shpreh “skeptik” për “disa nga detajet që vijnë në dokumentet nga pala amerikane” dhe se kjo është ajo për të cilën dëshiron të bisedojë me liderët e tjerë.

Takimi mes liderëve vijoi më pas me dyer të mbyllura.

Të dielën në mbrëmje, Donald Trump deklaroi se negociatorët e Zelenskyy-t “e pëlqejnë” planin e ri. Por ai shtoi: “Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelenskyy ende nuk e ka lexuar propozimin, të paktën deri para disa orësh”. Ndërsa Trump bëri këto komente, Zelenskyy tha se do të informohej nga negociatorët e tij, duke shtuar se “disa çështje mund të diskutohen vetëm ballë për ballë”.

Lini një Përgjigje