Bota 4 Mars 2023, 22:44

Tërmeti i radhës në Stamboll? Inxhinieri turk tregon vitin kur mund të jetë katastrofa e radhës në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i radhës në Stamboll? Inxhinieri turk tregon vitin kur

Inxhinieri i Gjeofizikës Prof. Dr. Övgün Ahmet Ercan ka dhënë një tjetër parashikim sa i takon tërmeteve që po godasin Turqinë. Ai paralajmëroi më herët se tani do të jetë radhë e Stambollit, ndërsa tani ka treguar dhe vitin.

Shpresoj të mos gaboj, por nuk do të ketë tërmet në Stamboll deri në vitin 2045”, u shpreh Ercan.

Ercan mbajti një konferencë se çfarë duhet bërë para, gjatë dhe pas tërmetit. Duke folur në konferencën e mbajtur në Qendrën Kulturore “Leyla Dizdar”, Ercan tha:

Ajo që duhet të bëjmë është të ndalojmë migrimin. Nga këtu kanë emigruar rreth 2 milion njerëz. Popullsia e atij rajoni është 13.5 milion. Nuk duhet të frikësohemi. Ky migrim duhet të ndalet menjëherë”, tha ai.

Duke folur sërish për tërmetin shkatërrimtar të ardhshëm që mund të godasë vendin, Ercan u shpreh se:

Një shkencëtar është përgjegjës për të paralajmëruar shtetin jo vetëm për madhësinë e tërmetit, por edhe për efektet e atij tërmeti në jetën shoqërore. Prandaj është një detyrim raportimi i këtyre ngjarjeve, që thuhet se kanë ndodhur në zonën e tërmetit, direkt tek autoritetet shtetërore”, shtoi ai.

termet turqi stamboll