TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 12:53

Sulmi izraelit në Doha, Emiri i Katarit: Do marrim të gjitha masat për të mbrojtur vendin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi izraelit në Doha, Emiri i Katarit: Do marrim të gjitha masat

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka folur pas sulmit të kryer nga Izraeli në kryeqytetin Doha. Ai u zotua se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tij.

Në një telefonatë me Presidentin indonezian, Prabowo Subianto, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani u shpreh se Katari do të ndjekë të gjitha masat për të ruajtur sigurinë dhe sovranitetin e tij përballë sulmit ‘të hapur’ izraelit.

Aeroplanët luftarakë izraelitë nisën një sulm ajror që synonte udhëheqjen e Hamasit në kryeqytetin e Katarit ditën e djeshme. Pesë anëtarë të Hamasit dhe një personel sigurie i Katarit u vranë në sulm.

Lini një Përgjigje