TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 11:37

Rriten tensionet në kufijtë e NATO-s, dronët rusë i afrohen hapësirës rumune

Shkruar nga Pamfleti
Rriten tensionet në kufijtë e NATO-s, dronët rusë i afrohen
Foto Ilustrim

Rumania ngriti në ajër dy avionë luftarakë F-16 për shkak të pranisë së dronëve rusë pranë hapësirës së saj ajrore mbrëmë, që përkon me kohën kur dronët ndërhynë edhe në territorin polak. 

Ministria rumune e Mbrojtjes raportoi në një deklaratë se natën e 9-10 shtatorit, radari i mbikëqyrjes zbuloi një grup dronësh në zonën e Valcov, një qytet ukrainas në brigjet e Danubit, pranë kufirit me Rumaninë. 

Dy avionë luftarakë F-16 nga Forcat Ajrore Rumune u ngritën në orën 12:59 të mëngjesit sipas kohës lokale nga Baza Ajrore Fetesti, në juglindje të vendit, për të hetuar.

Gjithashtu mbrëmë hapësira ajrore polake u shkel  nga një numër i madh dronësh rusë, tha kryeministri polak Donald Tusk në X të mërkurën duke shtuar se dronët që përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë u rrëzuan.

Kryeministri Donald Tusk tha se Polonia është e gatshme t'i përgjigjet çdo sulmi apo provokimi.

Forcat polake ngritën në ajër avionë të NATO-s dhe vendosën mbrojtjen ajrore në gatishmëri të lartë, ndërsa Aeroporti Chopin i Varshavës u mbyll përkohësisht. Banorëve në Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë brenda, ndërsa operacionet për gjetjen e dronëve të rrëzuar po vijojnë.

dronet ruse rumania nato

Lini një Përgjigje