
Kryeministri i Katarit i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të heqë dorë nga “standardet e dyfishta” dhe ta dënojë Izraelin për të gjitha krimet që ka bërë.
Në Katar zhvillohet një takim urgjent i thirrur si përgjigje të sulmit të paprecedentë izraelit ndaj anëtarëve të Hamasit në Doha.
Sulmi vdekjeprurës, i kryer nga një aleat i SHBA-së në territorin e një aleati tjetër, solli një valë kritikash, ndër to edhe një kritikë nga Presidenti Donald Trump ndaj Izraelit.
Ministri i Jashtëm i SHBA-së Marco Rubio, tha se presidenti nuk ishte “i kënaqur” me këtë sulm, por theksoi se sulmi nuk do të ‘ndryshojë natyrën e marrëdhënies sonë me izraelitët’.
Mbledhja e udhëheqësve arabë dhe atyre të vendeve islamike do të shërbejë si një shfaqje e theksuar e unitetit midis vendeve të Gjirit Persik dhe do të kërkojë të ushtrohet më shumë presion mbi Izraelin, i cili tashmë po përballet me thirrje në rritje për t’i dhënë fund luftës dhe krizës humanitare në Gazë.
Lini një Përgjigje