TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Korrik 2026, 14:30

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Zebervoki tërhiqet nga Policia e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Zebervoki tërhiqet nga Policia e

Marius Dervishi, efektiv i Policisë dhe i njohur edhe si producent filmash, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra.

Në reagimin e tij, producenti i “Falli” thekson se vendimi nuk lidhet me mungesën e dëshirës për profesionin, por me atë që ai e cilëson si klimë të rënduar ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas tij, efektivët shpesh paragjykohen dhe trajtohen njësoj në sytë e opinionit publik dhe mediave, pavarësisht punës së tyre individuale.

Ai shprehet se ka zgjedhur gjithmonë të jetë një efektiv i denjë, por shton se “mllefi dhe urrejtja” që, sipas tij, i drejtohen Policisë e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Në fund të deklaratës së tij, Dervishi ka përcjellë edhe një mesazh të fortë:

“Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart.”

Njoftimi i tij ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjet, duke hapur diskutime mbi trajtimin e punonjësve të Policisë dhe presionin që ata përballojnë në detyrë.

 

zebervoki policia e shtetit doreheqje

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ne se plicet tane kane qy pare mend te lene punen e te hapin dyert e atyre institucioneve qe "mbrojne" te lejojne popullin t'i terheqe zvarre kriminelet e t'i mbylle ne qeli.

    Lini një Përgjigje