TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Maj 2026, 17:42

Sulmi me makinë në Modena, Salvini propozon heqjen e nënshtetësisë për të huajt që kryejnë krime të rënda

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me makinë në Modena, Salvini propozon heqjen e
Matteo Salvini

Pas sulmit me makinë në Modena, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini riktheu në qendër të debatit të së dielës çështjen e emigracionit dhe sigurisë, duke bërë të ditur se në Itali po diskutohet një projektligj për heqjen e nënshtetësisë së të huajve që kryejnë krime të rënda.

Ai shtoi se deputeti Igor lezzi ka prezantuar një projektligj për revokimin e shtetësisë ndaj shtetasve të huaj që kryejnë krime të rënda, që është në diskutim në në Komisionin e Parë të Dhomës së Deputetëve.

“Nënshtetësia nuk është një kontratë e përjetshme. Leja e qëndrimit dhe shtetësia janë një akt besimi i popullit italian, që jep respekt dhe kërkon respekt. Nuk janë kontrata të përjetshme”, deklaroi Salvini.

Ai shtoi se kush kryen një krim të rëndë duhet të dëbohet menjëherë nga Italia.

“Në një vend serioz, nëse kryen një krim të rëndë, dëbohesh menjëherë. Kjo është vetëmbrojtje legjitime”, u shpreh ai.

Salvini komentoi edhe çështjen e integrimit të brezave të dytë të emigrantëve, duke theksuar se ata që duan të integrohen janë të mirëpritur, ndërsa ata që refuzojnë kulturën dhe ligjet e vendit ku jetojnë “përbëjnë problem”.

Reagimi erdhi pas ngjarjes në Modena ku një 31 vjeçar maroken me nënshtetësi italiane, përplasi makinën e tij mbi një turmë njerëzish duke plagosur 8 kalimtarë.

Propozimi i Salvinit ka sjellë menjëherë reagime politike. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani deklaroi se autori i ngjarjes në Modena nuk ishte emigrant me leje qëndrimi, por qytetar italian.

“Të heqësh lejen e qëndrimit për ata që kryejnë krime? Personi përgjegjës për ngjarjen e djeshme në Modena nuk kishte leje qëndrimi, ishte qytetar italian”, u shpreh Tajani.

salvini itali

Lini një Përgjigje