
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur ngushëllimet e tij për të prekurit nga tërmeti në Afganistan.
“Unë jam në solidaritet të plotë me popullin e Afganistanit pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin më herët sot”, tha ai.
OKB-ja tha më herët se ekipet e saj në Afganistan po ‘ofrojnë ndihmë emergjente dhe mbështetje për shpëtimin e jetës’.
Por, shumë nga zonat e prekura rëndë janë të largëta dhe kanë rrjete telekomunikacioni të kufizuara, duke i komplikuar përpjekjet e shpëtimit.
Sipas të dhënave të raportuara nga qeveria, rreth 800 persona kanë mbetur të vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur. Tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi vonë natën e kaluar provincën Kunar, duke shkatërruar disa fshatra.
Lini një Përgjigje