TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Nëntor 2025, 18:28

“Sulmi ndaj Gardës Kombëtare terrorist”, kreu i FBI zbulon kush janë dy të rinjtë që mbetën të plagosur dhe autori

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmi ndaj Gardës Kombëtare terrorist”, kreu i FBI zbulon

Dy ushtarët e Gardës Kombëtare, që u sulmuan në qendër të Uashingtonit dhe në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë janë edne në gjendje kritike.

Autori i krimit tashmë i arrestuar po ashtu është plagosur lehtë.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel e ka cilësuar sulmin si terrorisht

Ky është një hetim për terrorizëm. Ne po e hetojmë plotësisht këtë aspekt të së kaluarës së tij, për të përfshirë çdo bashkëpunëtor të tij të njohur që është ose jashtë vendit ose këtu në Shtetet e Bashkuara, kështu që duket si një hetim i gjerë ndërkombëtar për terrorizëm”, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Ai tha se arma e autorit të krimit po ekzaminohet në laboratorë, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e tij, ku u gjetën shumë pajisje elektronike (telefona celularë, tableta dhe laptopë).

Në një konferencë për shtyp sot, avokatja e Distriktit të Kolumbias, Jeanine Piro, tha se të plagosurit janë Sarah Backstrom, 20 vjeç, dhe Andrew Wolf, 24 vjeç. Ata i janë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk janë jashtë rrezikut.

“Sulmi ndaj Gardës Kombëtare terrorist”, kreu i FBI zbulon

Të dy janë anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore dhe ishin të vendosur në Uashington si pjesë e masave anti-krim të Donald Trump.

Piro tha se autori i krimit i zuri pritë viktimave. Ai qëlloi njërin prej tyre fillimisht dhe pastaj një herë të dytë kur ishte rrëzuar, dhe qëlloi gjithashtu disa herë viktimën e dytë.

“Sulmi ndaj Gardës Kombëtare terrorist”, kreu i FBI zbulon

Por ai u neutralizua shpejt nga ushtarë të tjerë që ishin në vendngjarje.

 

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Bo bo, cfare ftyre qelbur ky surrat palari. Si mer njerez i lejoni keta plehra tua zhyejne vendin si me pamjen ashtu dhe me moralin e qelbur te tyre. A e dini se keta na urrejne e jane zheloze me racen me te bukur e inteligjente te botes te pakten vetem nga pamja. Kethejini te gjithe ne vendet Mutistan e te hane kokat me njeri tjetrin.

    Lini një Përgjigje