
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi i rëndë i ndodhur në një shkollë të mesme në Kahramanmaraş të Turqisë, ku humbën jetën katër persona dhe u plagosën rreth 20 të tjerë.
Sipas mediave, mes viktimave është edhe autori i ngjarjes, i cili kreu vetëvrasje pas sulmit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në shkollën e mesme “Ayser Çalık”, në lagjen Onikişubat. Raportohet se katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.
Autori, një nxënës i klasës së tetë në të njëjtën shkollë, dyshohet se hapi zjarr në dy klasa, duke shkaktuar panik dhe kaos.
Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në shkollë i armatosur me pesë armë dhe shtatë karikatorë në çantë, të cilat dyshohet se i përkisnin babait të tij, një ish-oficer policie.
“Sulmuesi vrau veten duke qëlluar gjatë kaosit. Ai ishte një nxënës i klasës së 8-të dhe babai i tij është një ish-oficer policie. Ne besojmë se ai solli armët me vete. Ai erdhi në shkollë me 5 armë dhe 7 karikatorë“, thanë autoritetet.
Lini një Përgjigje