Bota27 Prill 2023, 20:45

“I preva fytin me thikë”, telefonata e përgjuar e ushtarit rus nxjerr në dritë tmerret e luftës në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

“I preva fytin me thikë”, telefonata e përgjuar e ushtarit

Shërbimi sekret ukrainas pretendon se ka përgjuar një telefonatë në të cilën një ushtar rus pranon se ka vrarë të burgosurit e luftës në mënyrë brutale.

Biseda e raportuar nga “SBU” në Telegram, flet për rrëfimin e një ushtari rus, i cili tregon se si i preu fytin një të burgosuri ukrainas pasi kishte nxjerrë prej tij informacionin që i nevojitej.

"Duhet ti pres pak fytin me thikë një personi, prit pak...kjo nuk është hera e parë për mua. Njerëz që janë robër lufte... nuk ka kuptim t'i mbash. Epo, sepse ne i marrim të gjitha informacionet nga ata nuk ka kuptim ti mbash këtu... duhet të asgjësohen", thoshte ushtari rus në telefonatën e përgjuar.

Thirrja u përgjua në frontin lindor, ose të paktën kështu pretendon SBU. Ndërkohë që nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar këto pretendime nga Ukrainasit.

Megjithashtë vlen të theksohet se krimet e luftës kanë qenë në masë të gjerë në Ukrainë, duke filluar nga përdhunimet, torturat, burgosjet dhe vrasjet masive. Autoritetet ndërkombëtare aktualisht po i hetojnë rastet dhe shumica prej tyre janë dokumentuar dhe pritet që në përfundim të luftës përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

 

ukrainë lufta krimet