TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Tetor 2025, 16:59

I shpërthyen bombën para shtëpisë, reagon gazetari Ranucci: Kam marrë shumë kërcënime, po lëviz me makinë të blinduar!

Shkruar nga Pamfleti

I shpërthyen bombën para shtëpisë, reagon gazetari Ranucci:

Gazetari italian Sigfrido Ranucci ka bërë reagimin e parë, pasi mbrëmë iu vendos një bombë nën makinën e parkuar para banesës së tij.

Media italiane ANSA mjeti nuk është aktivizuar me komandë në distancë apo me kohëmatës, por është lënë aty me fitil të ndezur, mes dy vazo lulesh jashtë vilës.

Hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë që mund të kenë filmuar momentin kur mjeti është vendosur.

“Kam dëgjuar një shpërthim të tmerrshëm, ishte ora 22:17. Madje edhe karabinierët e kanë dëgjuar përmes audios së disa personave që ndodheshin në zonë dhe po regjistronin me telefon në atë moment,” deklaroi Ranucci.

Ai shtoi se është marrë tashmë masa për përforcimin e mbrojtjes së tij personale: “Tani lëviz me makinë të blinduar”.

Po kush e bëri? Është e pamundur të thuhet në këtë moment. Bëhet fjalë për një kontekst mjaft të gjerë dhe për këtë janë bërë disa sinjalizime muajt e fundit,” shton ai.

Gazetari shpjegon se makina e tij ishte parkuar aty që në drekë nga i biri.

 Ranucci, i cili ndodhet nën mbrojtje policore që prej vitit 2014 për shkak të kërcënimeve me vdekje nga mafia, ka denoncuar prej kohësh “klimën e izolimit dhe delegjitimimit ndaj tij”, duke kujtuar se ka marrë kërcënime të shumta kohët e fundit, që nga gjetja e dy plumbave P38 jashtë shtëpisë, deri tek ndjekjet nga persona të identifikuar nga trupa e tij e sigurisë.

Kam rindërtuar me karabinierët atë që ndodhi mbrëmë. Ka një listë të pafund kërcënimesh, të natyrave të ndryshme, për të cilat gjithmonë kam informuar autoritetet gjyqësore, dhe për të cilat ekipi im i sigurisë ka bërë raportime të vazhdueshme. Megjithatë, unë ndihem i qetë sepse shteti dhe institucionet më kanë qëndruar gjithmonë pranë.

Ngjarja e mbrëmshme përfaqëson një përshkallëzim serioz, sepse ndodhi pikërisht përpara shtëpisë, aty ku edhe vitin e kaluar ishin gjetur plumba,”-u shpreh Ranucci.

 

Lini një Përgjigje