TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 01:04

Irani konfirmon arritjen e armëpushimit me Izraelin, zbulohen detajet e negociatave

Shkruar nga Pamfleti

Irani konfirmon arritjen e armëpushimit me Izraelin, zbulohen detajet e

Dalin më shumë detaje për armëpushimin Iran-Izrael, për të cilin Donald Trump pretendon se është arritur mes palëve.

Një zyrtar i lartë iranian i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Teherani ka rënë dakord për armëpushimin.

Reuters shton se u propozua nga SHBA-të dhe u ndërmjetësua nga Katari.

Një zyrtar i informuar mbi negociatat i ka thënë gjithashtu Reuters se Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance diskutuan planin me Katarin pas sulmit të Iranit në një bazë amerikane sonte.

Ai shtoi se Trump i kishte thënë Katarit se Izraeli kishte rënë dakord me planin dhe se ka nevojë për ndihmën e Dohas për të bindur Iranin.

 

Lini një Përgjigje