Irani ka deklaruar se një nga prodhuesit më të mëdhenj të ilaçeve në vend është shkatërruar pas një sulmi të dyshuar, sipas një njoftimi të publikuar nga krahu investues i Organizatës së Sigurimeve Shoqërore (SHASTA).
Sipas deklaratës, kompania është “shkatërruar” dhe linjat e saj të prodhimit janë dëmtuar. SHASTA e ka cilësuar ngjarjen si një “akt brutal nga armiku”, duke shtuar se sulmi “synon drejtpërdrejt jetën dhe shëndetin” e qytetarëve iranianë.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar Izraelin për “bombardim të hapur dhe të paturpshëm të kompanive farmaceutike”. Në një reagim në rrjetin X, ai deklaroi se forcat e armatosura iraniane do të “ndëshkojnë rëndë agresorët”.
Sipas mediave iraniane dhe ish-ministrit të jashtëm Javad Zarif, kompania e goditur është Kompania e Kërkimit dhe Inxhinierisë Tofigh Daru, e cila është pjesë e SHASTA-s.
Raportohet se objekti ndodhet në një zonë për të cilën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kishin publikuar më herët një paralajmërim evakuimi në gjuhën persiane në rrjetin X.
Nga ana tjetër, IDF ka deklaruar për BBC se është “duke verifikuar ende” pretendimet e Iranit lidhur me këtë sulm.
Lini një Përgjigje