
Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e një kryengritjeje duke u përpjekur të imponojë ligjin ushtarak. Gjykata e Seulit vendosi se Yoon u përpoq të përmbyste kushtetutën duke vendosur trupa ushtarake për të mbyllur Asamblenë Kombëtare dhe duke urdhëruar arrestimin e politikanëve më 3 dhjetor 2024. Veprimet e tij dëmtuan në thelb demokracinë e Koresë së Jugut dhe meritojnë një ndëshkim të ashpër, sipas trupës gjykues. Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje.
Edhe pse ishte jetëshkurtër, urdhri i Yoon për ligjin ushtarak e la kombin më të polarizuar se kurrë dhe këto përçarje u shfaqën edhe ndërsa u dha dënimi. Një pjese e turmës jashtë gjykatës mbështesnin Yoon, dhe shpërthyen në lot pas shpalljes së vendimit, ndërsa pjesa tjetër ishte anti Yoon dhe kërkonin dënimin me vdekje.
Vetë Yoon nuk shfaqi asnjë emocion kur mësoi për fatin e tij. Avokatët e tij pretenduan se vendimi nuk mbështetej nga prova dhe akuzuan gjyqtarin se kishte ndjekur një “skenar të paracaktuar”. Nëse njëra palë ngre një ankesë, çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, që do të thotë se mund të duhen muaj para se vendimi të finalizohet.
Disa ish-presidentë para Yoon janë dënuar dhe burgosur gjithashtu, por janë falur pasi kane vuajtur vetëm dy deri në pesë vjet burg, dhe shumë presin të njëjtën gjë edhe për Yoon.
Lini një Përgjigje