TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2023, 09:11

Italia në alarm nga emigrantët e paligjshëm, Meloni presion BE: Zbatoni angazhimet

Shkruar nga Pamfleti

Italia në alarm nga emigrantët e paligjshëm, Meloni presion BE:

Mbi 685 mijë emigrantë të parregullt nga Libia thuhet se janë gati të nisen për të zbarkuar në bregdetin italian. Mediat italiane shkruajnë se ky numër u shfaq në raportin e emigracionit që i dërgohet çdo javë qeverisë.

Në të gjithë vitin 2022, mbërritjet kishin qenë 104 mijë kur flukset ishin ende të frenuara nga pandemia.

Ndërsa tani, numri i emigrantëve që vijnë nga vendi afrikan, është pothuajse shtatë herë më i lartë. Kjo është arsyeja përse kjo temë është konsideruar një emergjencë shtetërore në itali.

Së fundmi, ka humbur kontaktet një varkë me 47 persona në bord që mbërrinte nga Libia.

Kujtojmë se në muajin shkurt, një tragjedi u shënua në bregdetin itlaiane në Cutro ku 62 persona humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në brigjet e Italisë. Mësohet se shkak për këtë tragjedi u bë fakti se trafikantët hodhën në det dhjetëra njerëz për të lehtësuar gomonen me të cilën udhëtonin për të mos u kapur nga policia. 

Ndërsa Kryeministria italiane, Georgia Meloni i bëri sërish thirrje ndaj Bashkimit Evropian për menaxhim të përbashkët të emigracionit. Qeveria e Romës nënvizoi se ajo që u vendos në Këshillin Evropian në shkurt duhet zbatuar urgjent marrë shkas nga mbytja e anijes së pak javëve më parë në Coutro të Kalabrisë.

“Pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi në Coutro të Kalabrisë, më 26 shkurt, angazhimi i përbashkët për të dhënë një përgjigje të përshtatshme evropiane ndaj problemit kompleks të migrimit e bën edhe më urgjente nevojën për të zbatuar të asaj që u vendos në takimin europian të shkurtit”, thuhet në deklaratë.

“Siç është nënvizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, masat konkrete të rritjes së veprimit të jashtëm, bashkëpunimit të zgjeruar në drejtim të riatdhesimeve dhe ripranimeve, kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të zbatohen, duke përdorur nga ana e BE, të gjitha politikave dhe mjeteve të nevojshme”, shtoi qeveria italiane.

Më 26 Shkurt, një anije me emigrantë u përmbyt në brigjet jugore të Italisë duke shkaktuar dhjetëra viktima.

emigrantët be itali meloni

Lini një Përgjigje