Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut gjatë një sulmi ajror të kryer në Libanin jugor.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), objektiv i sulmit të zhvilluar të premten në një zonë në jug të lumit Litani ishte, i cili konsiderohej një nga figurat me përvojë të organizatës shiite libaneze.
Në deklaratën e saj, IDF e përshkroi Dakdouk si “një burim njohurish me përvojë të gjerë operacionale”, duke shtuar se ai kishte luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe koordinimin e operacioneve ushtarake kundër Izraelit.
“Gjatë viteve të fundit, ai luajti një rol qendror në avancimin e sulmeve terroriste dhe operacioneve luftarake kundër Izraelit dhe ushtarëve të IDF-së”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Lidhur me këtë zhvillim reagoi edhe ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Yechiel Leiter, i cili deklaroi se Dakdouk kishte qenë i përfshirë edhe në sulme kundër forcave amerikane.
“Ai ishte personalisht përgjegjës për një sulm terrorist në vitin 2007 që synonte trupat amerikane. Ai nuk do të terrorizojë më trupat amerikane, as popujt e Izraelit dhe Libanit”, shkroi Leiter.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Hezbollahu lidhur me pretendimet e ushtrisë izraelite për vrasjen e Dakdouk.
Lini një Përgjigje