TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Tetor 2024, 16:18

Izraeli ndalon shpërndarjen e ndihmave nga “Unrwa”-n, UNICEF ngre alarmin: Veprim i rrezikshëm, ndërkombëtarët të reagojnë!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli ndalon shpërndarjen e ndihmave nga “Unrwa”-n, UNICEF

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), deklaroi se ndalimi i agjencisë së refugjatëve palestinezë të OKB-së, Unrwa, do t'i vinte fëmijët në rrezik më të madh se sa janë tani.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për aftësinë tonë për të shpëtuar jetët e fëmijëve”, tha për BBC Ricardo Pires, menaxher i komunikimit të Unicef.

Pires shpjegon se më shumë fëmijë do të vdesin nga sëmundje të parandalueshme dhe uria, jo vetëm nga "plumbat e gjuajtur në tokë dhe bombat e hedhura nga lart" nëse Unrwa nuk mund të vazhdojë të veprojë.

"Unrwa është i domosdoshëm. Përgjigja humanitare në Gaza ka shumë të ngjarë të shembet pa agjencinë dhe Unicef ​​nuk ka aftësinë t'i zëvendësojë ato, thotë ai, duke bërë jehonë të asaj që kanë thënë organizatat e tjera", thotë Pires.

Ata janë krahët tanë në tokë shtoi Pires, që lejojnë Unicef-in të arrijë fëmijët në nevojë. Ai e quan Unrwa "shtyllën kurrizore" të funksionimit të saj logjistik në terren, duke elaboruar se nuk do të ketë mjaft njerëz që punojnë në spitalet e fëmijëve pa to dhe ruajtja dhe shpërndarja e ndihmës mjekësore dhe e vaksinave do të bëhej pothuajse e pamundur.

Është “imperative” që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për të ndaluar përjashtimin e Unrwa-s, përfundoi Pires.

Lini një Përgjigje