TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 13:05

Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza, 14 të vrarë; mes tyre edhe 4 anëtarë të Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza, 14 të vrarë; mes tyre edhe

Izraeli dhe forcat e tij ushtarake të IDF-së po vijojnë operacionin për goditjen e të gjitha bazave të Hamasit në Gaza.

Të paktën 14 persona javë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite natës në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Izraeli ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë, disa prej të cilave synojnë ta njohin shtetin palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

IDF njoftoi gjithashtu se ka vrarë edhe 4 anëtarë të Hamasit, mes tyre njëri ishte vëllai snajperist i drejtoreshës së spitalit në Shifa.

“Në zonën e Qytetit të Gazës, IDF goditi dhe eliminoi Majed Abu Salmiya, një terrorist nga krahu ushtarak i Hamasit”, raportuan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

“Si pjesë e rolit të tij, Abu Salmiya vepronte si snajper për Hamasin dhe po përgatitej të kryente një sulm të afërt terrorist kundër trupave të IDF në zonën e Qytetit të Gazës. Përpara sulmit, u morën masa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve precize, mbikëqyrjen ajrore dhe mbledhjen shtesë të inteligjencës”, shkruan “La Repubblica”.

Gjithashtu, sipas ushtrisë izraelite (IDF), dy raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës drejt qytetit bregdetar jugor të Ashdodit. Gazeta “Times of Israel” raporton se një raketë u kap nga mbrojtja ajrore, ndërsa e dyta ra në një zonë të hapur. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme serioze pas sulmit, gjë që bëri që sirenat të binin në Ashdodin lindor dhe qytetet përreth.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Bombardimet izraelite gjatë 23 muajve të fundit kanë vrarë mbi 65.000 palestinezë në Gazë dhe kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit, ndërsa rreth 90 për qind të popullsisë janë larguar nga vendi.

Ekspertët thonë se Qyteti i Gazës, qyteti më i madh në vend po përjeton zi buke.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit, ku militantët vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Lini një Përgjigje