Bota29 Nëntor 2023, 19:34

Izraeli nuk tërhiqet, refuzon thirrjet e OKB-së për një armëpushim të përhershëm

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli nuk tërhiqet, refuzon thirrjet e OKB-së për një

Izraeli ka refuzuar sërish thirrjet drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të përhershëm në luftën e Gazës.

“Kushdo që mbështet armëpushimin në thelb po mbështet vazhdimin e regjimit të terrorit të Hamasit në Gaza. Izraeli nuk do të ishte në gjendje të mbronte qytetarët e tij në një rast të tillë”, tha ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nuk mund të bëhet thirrje për një armëpushim dhe në të njëjtën kohë të pretendohet të kërkohet një zgjidhje për konfliktin, vazhdoi Erdan, duke theksuar se Hamasi nuk është një partner i besueshëm për të arritur paqen në rajon.

“Hamasi ka deklaruar publikisht, të gjithë e keni parë, se do të përsërisë sulmin që nisi më 7 tetor pa pushim derisa Izraeli të pushojë së ekzistuari. Si do të përgjigjeshit dhe do t'i mbroni qytetarët tuaj nga një kërcënim kaq i qartë, me një armëpushim?” tha Gilad Erdan.

Ambasadori izraelit në OKB gjithashtu vuri në dukje se cikli i dhunës mund të mbyllet vetëm nëse Hamasi dorëzon të gjithë pengjet dhe ata të përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

marrëveshja izrael hamas armëpushim okb