Bota29 Nëntor 2023, 18:18

NATO i “frikësohet” Rusisë, Stoltenberg: Nuk duhet të nënvlerësojmë aftësitë e Putinit

Shkruar nga Pamfleti

NATO i “frikësohet” Rusisë, Stoltenberg: Nuk duhet të

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg tha sot se NATO nuk duhet të nënvlerësojë Rusinë dhe aftësitë e saj ushtarake për të vazhduar sulmin në Ukrainë.

Gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, zyrtari vlerësoi se lufta në Evropën Lindore ka ulur ndikimin e Rusisë, e ka bërë atë më të varur nga Kina dhe i ka kushtuar një pjesë të konsiderueshme të forcave të saj konvencionale.

“E gjithë kjo tregon për gabimin strategjik të Putinit për pushtimin e Ukrainës. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ekonomia ruse është në gjendje lufte, Putini ka një tolerancë të lartë ndaj humbjeve dhe synimet ruse në Ukrainë nuk kanë ndryshuar”, theksoi Stoltenberg.

Me afrimin e dimrit, shefi i NATO-s tha se Rusia ka grumbulluar një rezervë të madhe raketash që synojnë të godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Sipas Stoltenberg, Rusia do të lërë Ukrainën në errësirë ​​dhe në të ftohtë edhe këtë dimër.

jens stoltenberg nato rusia ukraina