
Hetimet vazhdojnë për rrjetin e bashkëpunëtorëve që mbronin Matteo Messina Denaro. Policia siciliane ka arrestuar Emanuele Bonafede 50-vjec, nipin e bosit të Campobello di Mazara Leonardo Bonafede dhe gruan e tij Lorena Ninfa Lanceri 48-vjec.
Çifti akuzohet se kanë mikpritur Matteo Messina Denaro në shtëpinë e tyre, deri një ditë përpara se të arrestohej. Një foto e Matteo Messina Denaro duke pirë një puro dhe duke mbajtur një gotë konjaku në dorë, e realizuar në shtëpinë e Emanuele Bonafede dhe gruas së tij Lorena Lanceri, është ndër faktet dy bashkëshortët akuzohen për ndihmë.
Gjithashtu gjatë kontrollit është gjetur një letër dashurie mes Laura Bonafede dhe Messina Denaro, i cili për të fshehur identitetin e saj të vërtetë, e quajti Diletta. Laura është vajza e Nardo Bonafede, bosit mafioz të distriktit Campobello.
“E bukura e jetës sime ishte që të takova, sikur fati më bëri një dhuratë. Ajo dhuratë je ti (e shkruar me te kuqe) Mendoj se çdo femër qe te ka pranë ndihet veçantë. Me ty ndihem e mbrojtur, ti më bën të ndihem mirë, më bën të buzëqesh me batutat e tua dhe e adhuroj ironinë tënde, njohuritë dhe inteligjencën tënde të pamasë. Mendoj se dikush atje lart donte që të takoheshim për çdo të keqe që kisha kaluar për shkak të poshtërimit. Të të njihja ty ishte privilegj dhe më vjen keq për ata që nuk mundën. E di, të dua dhe siç them gjithmonë një e mirë që vjen nga brenda,”-shkruhej në letër.
Hetuesit dolën në përfundimin se Lorena vepronte si ndërmjetëse mes Messina Denaro dhe Laura Bonafede, duke caktuar takime kur ishte e pamundur për të arratisurin