TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Nëntor 2023, 16:53

Jens Stoltenberg konfirmon mbështetjen ndaj Kievit: Nuk mund të lejojmë që Putin të fitojë luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Jens Stoltenberg konfirmon mbështetjen ndaj Kievit: Nuk mund të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin nuk mund të lejohet të fitojë luftën.

Duke folur pas një takimi me ministrat e mbrojtjes të BE-së në Bruksel, Stoltenberg deklaroi se situata në fushën e betejës është e vështirë.

Dhe kjo thjesht e bën edhe më të rëndësishme që ne të mbështesim dhe të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën, sepse ne nuk mund të lejojmë që presidenti Putin të fitojë.

Ukraina duhet të mbizotërojë si një komb sovran i pavarur në Evropë dhe është në interesin tonë të mbështesim Ukrainën”, theksoi Stoltenberg.

Lufta në Ukrainë ka kaluar në plan të dytë pas nisjes së konfliktit në Gaza, më SHBA që është fokusuar për të ndihmuar Izraelin. Me dështimin e kundërofensivës, Ukraina duket se do të duhet që në fund të negociojë më Rusinë një paqe të detyrueshme, me kushtet e Moskës.

stoltenberg putin lufta

Lini një Përgjigje