TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Maj 2025, 17:03

“Jepini fund të gjitha luftërave”, mesazhi i parë i Papa Leo XIV drejtuar liderëve botërorë

Shkruar nga Pamfleti

“Jepini fund të gjitha luftërave”, mesazhi i parë i

Papa Leo XIV u bëri thirrje udhëheqësve globalë të ndalin luftërat, gjatë fjalimit të tij të parë të madh para besimtarëve, pas zgjedhjes së tij si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike.

“Gjithashtu u drejtohem të fuqishmëve të botës duke përsëritur apelin gjithmonë në kohën e duhur: kurrë më luftë”, tha Papa Leo të dielën gjatë një mesazhi tradicional pas Pashkëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Duke folur menjëherë pas 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Papa tha se bota e sotme po përballet pjesë pjesë me një “Luftë të Tretë Botërore” - një shprehje që u përdor për herë të parë nga paraardhësi i tij, Papa Françesku.

Për herë të parë pas zgjedhjes së tij si Papë javën e kaluar, Robert Francis Prevost foli mbi konfliktet më të mëdha globale - nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia deri te konflikti në Gaza.

“Unë sjell në zemër vuajtjet e popullit të dashur të Ukrainës”, i tha Leo një turme që brohoriste.

Ai bëri thirrje për një paqe “të drejtë, autentike dhe afatgjatë” në Ukrainë, për lirimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e fëmijëve të deportuar ukrainas në familjet e tyre.

Duke iu referuar konfliktit në Gaza, Leo tha se mbështet një “armëpushim të menjëhershëm, mbështetje humanitare për popullsinë civile të rraskapitur dhe lirimin e pengjeve”.

Së fundmi, ai përshëndeti armëpushimin e kohëve të fundit midis Indisë dhe Pakistanit dhe bëri thirrje për një paqe të qëndrueshme.

Lini një Përgjigje