TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO vijoi me debate procedurale. Ajola Xoxa ka kërkuar shtyrjen e seancës, ndërsa kryebashkiaku nuk është paraqitur pasi ka refuzuar zhvillimin e procesit në kafazin e qelqtë. Seanca e radhës është caktuar më 21 korrik.

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për masën “arrest me burg”, duke vendosur se paraburgimi duhet të përdoret vetëm kur masat alternative nuk janë të mjaftueshme. Sipas vendimit, prokuroria duhet të argumentojë konkretisht nevojën për kufizimin e lirisë.

SPAK ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pastrim të rreth 30 milionë eurove. Sipas hetimeve, fondet dyshohet se janë futur në ekonomi përmes kompanive fiktive dhe investimeve në pasuri të paluajtshme në Dhërmi.

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën dhe Ilir Lazrin. SPAK i dyshon ata për përfshirje në një grup kriminal që ka trafikuar kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë pas dhunës pranë Komisariatit Nr. 3. Në hetim janë 12 persona të dyshuar për sulmin ndaj policisë dhe dëmtimin e godinës.

Një investigim i “The Sun” ka zbuluar një skemë të dyshuar të kalimit të emigrantëve drejt Britanisë me jahte luksoze. Trafikantët pretendohet se kërkonin mijëra paund për një vend në bord.

Evropa po përballet me temperatura ekstreme. Franca, Holanda dhe Belgjika kanë regjistruar rreth 3.700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit, ndërsa OBSH ka zhvilluar takim urgjent me 41 vende.

Në Ukrainë është gjetur e vdekur Anastasia Berezovska, e dyshuar për sulmin me bombë ndaj oligarkut Vadym Yermolaiev në Monako. Trupi i saj u gjet i varrosur në rajonin e Kievit me plagë nga armë zjarri.

Ndërkohë, Rusia njoftoi se Ukraina ka lëshuar mbi 400 dronë drejt Moskës, ndërsa përmbytjet në Kinë kanë shkaktuar viktima, dëme të mëdha dhe evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve. Në Venezuela, bilanci i tërmeteve të fuqishme ka arritur në mijëra viktima, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje