Bota24 Prill 2023, 22:36

Joe Biden kërkon mandatin e dytë, konfirmon rikandidmin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden kërkon mandatin e dytë, konfirmon rikandidmin në

Presidenti i SHBA, Joe Biden është pyetur shumë herë nëse do të kandidojë sërish për një mandat të dytë, por nuk ka pasur ndonjë përgjigje konkrete. Por sonte pak para fjalimit ku pritet që të shpallë zyrtarisht kandidimin, Joe Biden konfirmoi për Sky News se ka për qëllim dhe një mandat të dytë.

Deri më tani ishte në pikëpyetje rikandidimi i tij, kryesisht për shkak të moshës, pasi presidenti di të jetë 82 vjeç në nisje të madatit të dytë. Për republikanët, mosha e tij është një pikë qendrore sulmi. Për demokratët, është një shqetësim i vërtetë, por është gjithashtu një avantazh.

Ndërkohë mbështetësit e tij tregojnë përvojën. Ai ka më shumë përvojë se çdo politikan tjetër në shërbim në vend për shkak të moshës së tij. Pastaj një gjë tjetër pozitive është edhe fakti që mundi Donald Trump në vitin 2020.

Duke qenë se është e mundur që Trump të jetë sërish konkurrenti i tij, demokratët shpresojnë se do të përsëritet e njëjta fitore. Por ky veprim është edhe pak bixhoz, pasi Trump mund të ketë fituar mbështetje gjatë dy viteve të fundit duke pasur parasysh aktakuzën e tij dhe gjithçka tjetër.

Ndërkohë sondazhi i fundit tregon një histori tjetër. Sipas një sondazhi të ri të NBC, vetëm një në katër amerikanë miraton vendimin e tij për të kërkuar një mandat të dytë.

shba biden rikandidon