TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Prill 2023, 22:00

Kreu i OKB akuza Moskës në sy të Lavrov-it: Po shkakton vuajtje masive në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i OKB akuza Moskës në sy të Lavrov-it: Po shkakton vuajtje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncoi të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga ministri i jashtëm rus.

Antonio Guterres tha para Sergei Lavrov se pushtimi rus është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe po “shkakton vuajtje masive” për popullin ukrainas.

Ai shtoi se kjo “po i shton dislokimit ekonomik global të shkaktuar nga pandemia Covid-19”.

Guterres tha se bota po përballet me “kriza të pashembullta dhe të ndërlidhura”.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik. Po ashtu edhe rreziqet e konfliktit, nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara,” shtoi shefi i OKB-së, i ulur pranë Lavrov.

Rusia mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit në prill dhe organizoi takimin si një nga ngjarjet e shënjuara të mandatit të saj.

Rusia është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur në shkurt të vitit 2022.

Deri më sot, mijëra civilë janë vrarë në Ukrainë, miliona janë larguar nga shtëpitë dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar.

okb guterres lavrov

Lini një Përgjigje