
Përpara zhvillimit të samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Lituani, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për anëtarësim të shpejtë në Aleancë, pasi sipas tij Ukraina ka nevojë për garanci efektive për sigurinë.
“Garanci efektive për sigurinë e Ukrainës, janë të nevojshme edhe para se të bashkohemi me aleancën e NATO-s”, tha Zelenski pa dhënë detaje të mëtejshme.
Zelenski dëshiron pranim të përshpejtuar në NATO, pavarësisht se vende si SHBA dhe gjermania kanë refuzuar një anëtarësim me proceduar të përshpejtuara.
Ukraina ka kërkuar prej vitesh t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, por në shkurt, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës, duke shtuar në të njëjtën kohë, se kjo do të ndodhë në një perspektivë afatgjatë.
Një nga parakushtet për anëtarësimin në NATO është që vendi kandidat të mos jetë i përfshirë në konflikte ndërkombëtare dhe të mos ketë mosmarrëveshje kufitare. Ky kusht përbën një sfidë për Ukrainën, sepse ajo vazhdon të përballet me agresionin rus.
Lini një Përgjigje