TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Prill 2023, 17:18

Tjetër sulm me armë në SHBA, festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi; 6 të vdekur dhe 20 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër sulm me armë në SHBA, festa e ditëlindjes kthehet

Një tjetër tragjedi me armë është shënuar në SHBA. Të paktën gjashtë adoleshentë u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Dadeville në Alabama dhe më shumë se njëzet persona u plagosën.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin e viktimave apo nëse vrasësi është arrestuar. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i të shtënave në festën e ditëlindjes së një adoleshenti ka qenë një konflikt i çastit.

Autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë Policinë e Dadeville ose Zyrën e Sherifit të Qarkut Tallapoosa. Gjithashtu mbrëmë, dy studentë u plagosën në një të shtëna në kampusin e Universitetit Lincoln në Pensilvani.

Rastet e sulmeve me armë po shtohen çdo ditë dhe më shumë në SHBA, jo më larg se javën e kaluar një person u fut brenda një Banke në Kentaki dhe vrau 5 persona e plagosi 8 të tjerë, pasi kishte marrë vesh se do ta pushonin nga puna.

Lidhur me sulmet, qeveria Biden ka kërkuar vazhdimisht ndryshimin e ligjit për armët automatike, por deri më tani ka hasur kundërshtimin e republikanëve dhe një pjese të popullit që mendon se është e drejtë që ju caktohet me kushtetutë.

shba sulm me armë

Lini një Përgjigje