TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2026, 19:51

Kërcënoi policin me thikë, ekzekutohet te Harku i Triumfit agresori (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi policin me thikë, ekzekutohet te Harku i Triumfit
Pamje nga vendi i ngjarjes në Paris

Një person u qëllua nga policia, ndërsa kërcënonte me thikë një oficer. Ngjarja ka ndodhur pranë Harkut të Triumfit në Paris. Sipas disa raportimeve, personi i qëlluar ka ndërruar jetë plagëve të marra.

Incidenti ndodhi në të famshmen Champs-Elysées në orët e pasdites.

Sipas Le Figaro, sulmuesi u përpoq të godiste me thikë një oficer gjatë rindezjes së flakës në Monumentin e Ushtarit të Panjohur, e cila zhvillohet çdo ditë në orën 6 të pasdites, duke bërtitur "nuk duhej t'i kishin vrarë gratë dhe fëmijët tanë, do ta shohim kush triumfon nën Harkun e Triumfit".

Një oficer i dytë policie, i pranishëm në vendngjarje, qëlloi me armën e tij të shërbimit.

Motivet dhe identiteti i të dyshuarit mbeten ende të panjohura.

Shërbimi francez kundër terrorizmit konfirmoi incidentin dhe tha se kishte nisur një hetim, ndërsa nuk pati të lënduar të tjerë.

paris vrasje policia

Lini një Përgjigje