
Dalja e Rusisë nga marrëveshja e grurit ka dëmtuar jashtë mase eksportin e drithërave Ukrainas që transportohen nga Deti i Zi. Tani më i gjetur në një situatë të vështirë Kievi i është drejtuar Turqisë për të negociuar një marrëveshje.
Me anë të një deklarate për mediat, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan është personi i vetëm që mund të rikthejë Putinin në marrëveshje.
“I vetmi person që mund të rikthejë Vladimir Putinin në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi është presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. Ukraina po koordinohet me Erdoganin për të bindur Putinin që të kthehet në marrëveshjen e Detit të Zi. Erdogan gjithashtu po komunikon me Zelenskyn, është një çështje në interes të përbashkët”, tha ai.
Lini një Përgjigje