TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2023, 16:35

Kur duhet të frikësohemi nga tërmetet? Njihuni me dëmet që mund të shkaktohen në varësi të shkallës goditëse

Shkruar nga Pamfleti
Kur duhet të frikësohemi nga tërmetet? Njihuni me dëmet
Tërmeti në Marok

Kur i referohemi fuqisë së një tërmeti, ne përdorim magnitudën si një si matëse. Lëkundja e mbrëmshme në Marok ishte 6.8, e ndjekur nga një pasgoditje prej 4.9.

Numri i referohet sasisë së energjisë sizmike të çliruar dhe na jep një ide për dëmet që duhet të presim.

Ky tërmet konsiderohet i fortë, me potencial për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat e banuara.

Nëse do të kishte rënë në intervalin 7.0 deri në 7.9, ky është një tërmet i madh që mund të shkaktojë dëme serioze pavarësisht se ku godet.

Dëmet sipas shkallës goditëse

2.9 ose më pak - zakonisht nuk ndihet, ka milionë të tillë në vit.

3.0 deri në 3.9 - mund të ndihet, por konsiderohet i vogël.

4.0 - 4.9 - ka të ngjarë të ndihet, por dëmet janë të kufizuara.

5.0 - 5.9 - dëmtime të lehta të mundshme në ndërtesa dhe struktura.

6.0 - 6.9 – ka shumë potencial për dëme të shumta në zonat e populluara

7.0 - 7.9 - një tërmet i madh me potencial për dëme shumë serioze.

8.0+ - tërmet shkatërrimtar. Mund të shkatërrojë gjithçka në xonën e goditjes.

 

Lini një Përgjigje