
Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, i cili iu bashkua Steve Witkoff në negociatat mbi marrëveshjen e armëpushimit në Gaza në Egjipt, deklaroi nga Sheshi i Pengjeve, ku mijëra izraelitë ishin mbledhur, se ajo që do të lindë nga kjo traumë do të jetë një nivel madhështorë.
"Ju inkurajoj të gjithëve të ecni përpara, ta shfrytëzoni këtë mundësi. Ndërsa e mbyllim këtë kapitull, le të mësojmë nga sfidat dhe dhimbja e viteve të fundit dhe le të bëjmë çmos për ta bërë Izraelin, për ta bërë rajonin, për ta bërë botën sa më paqësore. Të ndërtojmë ura mirëkuptimi, të eliminojmë urrejtjen brenda vetes, urrejtjen për të tjerët dhe të udhëheqim vërtet me dashuri dhe mirëkuptim", tha ai.
Kushner vazhdoi më tej fjalën e tij duke falenderuar ushtarët e Ushtrisë Izraelite, të cilët i quajti heronjë.
"Pa heroizmin, shkëlqimin dhe trimërinë e tyre, kjo marrëveshje nuk do të kishte qenë e mundur", thotë ai.
Ndërkohë që për të përfituar nga “lavdia” e momentit, nuk mungoi as vajza e Trumpit, Ivanak Trump e cila pas fjalimit të burrit të saj, deklaroi se presidenti Trump do të qëndrojë gjithmonë me popullin izraelit.

“Ne qëndrojmë këtu së bashku në Tel Aviv, nderojmë forcën e çdo familjeje që pret, lutet dhe beson. Gjatë dy viteve të fundit, presidenti, unë, Steve, Jared dhe shumë të tjerë kemi takuar këta njerëz të jashtëzakonshëm dhe jam e mahnitur nga forca dhe bindja e tyre pavarësisht vuajtjeve të tilla. Presidenti donte që unë të ndaja, siç ka bërë me shumë prej jush personalisht, se ai ju sheh, ju dëgjon, ai qëndron gjithmonë me ju", tha ajo.
Vajza e Donald Trump, Ivanka, ishte e fundit nga tre folësit amerikanë që do të mbajtën një fjalim në Sheshin e Pengjeve.
Lini një Përgjigje