
Kryeministri i Libanit, Navaf Salam, tha se vendi i tij është aktualisht i hapur për t'u angazhuar me Izraelin në një partneritet për të dobësuar Hezbollahun, raportoi Bloomberg.
Sipas Bloomberg, Salam deklaroi se shteti libanez është i gatshëm të kërkojë ndihmën e SHBA-së për të nxitur negociatat, pasi shteti hebre intensifikoi sulmet ajrore ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Në të kaluarën, Presidenti libanez Joseph Aoun kishte ofruar të diskutonte mosmarrëveshjet për kufijtë tokësorë dhe tërheqjen e Izraelit nga zonat e mbajtura pas luftës me Hezbollahun vitin e kaluar, siç raportohet nga Bloomberg News.
“E përsëris të njëjtën ofertë për gatishmëri për të negociuar me Izraelin”, tha Salam.
Në një intervistë me Bloomberg TV, Salam pohoi besimin e tij në një zgjidhje diplomatike për çështjen Liban-Hezbollah, duke iu referuar bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të në vitin 2022, kur u caktuan kufijtë në zonat detare të pasura me energji. Megjithatë, këtë herë, kujtoi ai, shteti amerikan nuk i kishte përmbushur ende pritjet.
“Kjo është një enigmë për mua. Ata kërkojnë negociata dhe kur ne tregojmë gatishmëri, ata nuk bien dakord për takimin”, tha ai në një intervistë me Bloomberg TV, duke shtuar “këtë do e diskutoj me amerikanët”.
Lini një Përgjigje