
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përgatit disa ndryshime në Kushtetutën e vendit për të kaluar totalisht në kontrollin e tij ushtrinë serbe.
Vuçiç vazhdimisht thirret me titullin "Komandanti Suprem", por që sipas rregulloreve serbe, ky është thjesht një titull që nuk ekziston dhe është thjesht formal, për këtë arsye Vuçiç kërkon të ndryhsojë rregulloren.
Sipas Dobrica Veselinoviç, deputete e ZLF-së, propozimi për ndryshimin e Ligjit për Ushtrinë sapo ka mbërritur në Parlamentin serb.
Ky propozim në nenin numër 19 parashikon një ndryshim shumë të rëndësishëm në mënyrën e komandimit të Forcave të Armatosura Serbe.
Предлог закона о изменама и допунама Закона о Војсци Србије ???? pic.twitter.com/pHt4EjkTVc
— Dobrica Veselinović (@dobrinacelnik) November 21, 2025
“Konkretisht, fjalia "Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët e lartë të Forcave të Armatosura Serbe komandojnë dhe menaxhojnë Forcat e Armatosura Serbe në përputhje me ligjin dhe aktet e komandës së eprorëve" ndryshohet në "Shefi i Shtabit të Përgjithshëm komandon ushtrinë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Presidentit të Serbisë"”, shprehet deputetja serbe.
Lini një Përgjigje