
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se zgjidhja më e shpejtë për krizën humanitare në rajon e Gazës është dorëzimi i menjëhershëm i Hamasit dhe lirimi i pengjeve.
“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem.
Witkoff mbërriti në Izrael ditën e sotme, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke akuzuar Hamasin për “besim të keq” në negociata.
Lini një Përgjigje