TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Mars 2026, 20:31

Lufta në Iran, futet në lojë Franca; Pezeshkian bisedë telefonike me Macron

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Iran, futet në lojë Franca; Pezeshkian bisedë
Macron & Pezeshkian

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë së cilës u diskutuan zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe tensionet në rritje në rajon. Lajmi u raportua të dielën nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Sipas raportimit, dy liderët shkëmbyen pikëpamje për situatën e sigurisë dhe për rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit në rajon, në një moment kur tensionet mes Iranit nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara e Izraelit nga ana tjetër mbeten të larta.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u bëri thirrje vendeve në mbarë botën të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të luftës, pas thirrjeve të SHBA-së për të garantuar sigurinë e Ngushticës strategjike të Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të energjisë.

Në një intervistë për portalin arab Al-Araby Al-Jadeed, Araghchi paralajmëroi se konflikti nuk do të përfundojë derisa Irani të jetë i sigurt se një situatë e tillë nuk do të mund të përsëritet në të ardhmen.

Deklaratat e tij pasqyrojnë qëndrimin e Teheranit se çdo zgjidhje e konfliktit duhet të përfshijë garanci të forta për sigurinë e Iranit dhe për të shmangur një përshkallëzim të ri në rajon.

 

pezeshkian macron

Lini një Përgjigje