Bota20 Maj 2023, 09:40

“Paqja do të afrohet sot”, nën masa të rrepta sigurie Zelensky mbërrin në samitin e G7 në Japoni

Shkruar nga Pamfleti

“Paqja do të afrohet sot”, nën masa të rrepta sigurie

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në samitin e G7. Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga media të shumta treguan Zelenskyn duke zbritur nga një avion i qeverisë franceze. Vizita e tij u mbajt sekret dhe udhëtimi u bë nën masa të rrepta sigurie.

Paraqitja e tij befasuese në Japoni pason menjëherë pasi ai e përshëndeti si "historik" vendimin e Biden për të lejuar pilotët ukrainas të stërviten për të fluturuar me avionë luftarakë F-16.

Deri më tani, administrata Biden kishte vënë në mënyrë efektive veton ndaj transferimit të F-16, me zyrtarët amerikanë që përmendën kohë të gjata të trajnimit të pilotëve dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit me Rusinë.

Ndërkohë që vetë Zelensky pas mbërritjes në Japoni, u shpreh se e presin disa takime tepër të rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës.

Takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës. Siguri dhe bashkëpunim të zgjeruar për fitoren tonë. Paqja do të bëhet më e afërt sot”, shkruan Zelensky në Twitter.

 

zelensky samiti g7 japoni