TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2026, 16:18

Lufta në Ukrainë, ministri i Jashtëm: Zelensky i gatshëm të takohet me Putinin!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, ministri i Jashtëm: Zelensky i gatshëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar dy çështjet kyçe që mbeten të pazgjidhura në një marrëveshje paqeje: territorin dhe Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha tha se gjatë bisedimeve të fundit në Abu Dhabi, ku morën pjesë delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, dy çështje kyçe mbeten ende pa zgjidhje: statusi territorial dhe e ardhmja e centralit bërthamor.

Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga i gjithë Donbasi, përfshirë zonat që nuk janë nën kontrollin rus, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme.

Ukraina, nga ana tjetër, këmbëngul në largimin e forcave ruse nga centrali, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar vendosjen e tij nën menaxhim të përbashkët.

Sybiha theksoi se Zelensky ka shprehur gatishmëri për një takim me Putinin, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit ka shfaqur dyshime për efektivitetin e bisedimeve të drejtpërdrejta.

Ky zhvillim vjen teksa konflikti mes dy vendeve vijon të jetë me tensione të larta në rajon dhe ndërkombëtarisht.

Lini një Përgjigje