TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 17:22

Lufta në Ukrainë “mollë sherri” mes SHBA dhe Koresë së Jugut, rrjedhja e dokumenteve sekrete zbulon përplasjet në prapaskenë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë “mollë sherri” mes SHBA dhe

Koreja e Jugut planifikon të diskutojë "çështjet e ngritura" si rezultat i rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të luftës amerikane. Ku në një nga ato dokumente shfaqet edhe disa diskutime sekrete mes Koresë së Jugut dhe Uashingtonit sa i takon furnizimit të Ukrainës me armë.

Disa dokumente sekrete ushtarake janë postuar në mediat sociale kohët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të konfliktit dhe fuqisë ushtarake të Ukrainës.

“New York Times” raporton  se dokumentet e zbuluara përmbajnë detaje të diskutimeve midis zyrtarëve të lartë në Korenë e Jugut rreth presionit nga SHBA për të mbështetur furnizimin me armë në Ukrainë.

Sipas gazetës, dokumentet zbuluan frikën e zyrtarëve se predhat që ajo ra dakord t'i shiste SHBA-së për të rimbushur stoqet e saj do të devijoheshin për tu dërguar në Ukrainë.

Një zyrtar nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut nuk konfirmoi detaje nga dokumentet e zbuluara kur u mor në pyetje nga gazetarët. Zyrtari anonim nuk pranoi të thoshte nëse Koreja e Jugut do të kërkonte një shpjegim nga SHBA, por tha se qeveria do të shqyrtonte precedentët dhe rastet që përfshijnë vende të tjera.

Kujtojmë se Koreja e Jugut ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, por presidenti Yoon Suk Yeol tha se një ligj e ndalon atë nga furnizimi me armë për vendet e përfshira në konflikt.

shba koreja e jugut lufta ukrainë

Lini një Përgjigje