
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian. Ai diskutoi për shtatë kërkesat kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në Lindjen e Mesme.
Macron ka kërkuar lirimin e pengjeve francezë dhe kthimin në dialog. Presidenti francez tha se respektimi i armëpushimit në Lindjen e Mesme, do të ulë tensionet në rajon.
Udhëheqësi francez theksoi se e ka ftuar Pezeshkian “të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje”.
Çështjet e diskutuara:
-Lirimi i menjëhershëm i dy shtetasve francezë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët mbahen në Iran në rrethana që Franca i konsideron të pajustifikueshme.
-Siguria e qytetarëve francezë dhe objekteve diplomatike në Iran, pa kërcënime apo veprime të njëanshme.
-Respektimi i armëpushimit në Lindjen e Mesme si parakusht për uljen e tensioneve në rajon.
-Rikthimi në tryezën e negociatave, veçanërisht mbi programet raketore dhe bërthamore të Iranit.
-Zbatimi i Traktatit për Mos-Përhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) dhe rikthimi i inspektorëve të IAEA në Iran për të garantuar transparencë.
Macron deklaroi se Franca do të vijojë përpjekjet diplomatike në ditët në vijim për të avancuar këto çështje, duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Lini një Përgjigje