TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Korrik 2025, 22:30

Macron “shuplakë” Izraelit: Në shtator, Franca do të njohë shtetin e Palestinës!

Shkruar nga Pamfleti

Macron “shuplakë” Izraelit: Në shtator, Franca do të

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës, duke shtuar se do ta bëjë njoftimin zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.  

Me anë të një postim në X, Macron ai theksoi se Franca synon arrtijen e paqes në Gaza dhe duhet menjëherë një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Më tej ai theksoi se Franca mbështet totalisht shtetin e Palestinës dhe se do të kontribuojë në ndërtimin dhe konsolidimin e tij.  

Nevoja urgjente sot është t’i japim fund luftës në Gaza dhe të shpëtojmë popullsinë civile. Paqja është e mundur. Ne duhet të zbatojmë menjëherë një armëpushim, të lirojmë të gjithë pengjet dhe t’u ofrojmë ndihmë humanitare masive popullit të Gazës.

Ne gjithashtu duhet të sigurojmë demilitarizimin e Hamasit dhe të sigurojmë e rindërtojmë Gazën. Më në fund, ne duhet të ndërtojmë Shtetin e Palestinës, të sigurojmë qëndrueshmërinë e tij dhe të sigurohemi që, duke pranuar demilitarizimin e tij dhe duke e njohur plotësisht Izraelin, ai do të kontribuojë në sigurinë e të gjithëve në Lindjen e Mesme.  

Nuk ka alternativë tjetër. Francezët duan paqe në Lindjen e Mesme. Varet nga ne, francezët, së bashku me izraelitët, palestinezët dhe partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë, të tregojmë se kjo është e mundur. Në dritën e angazhimeve që më bëri Presidenti i Autoritetit Palestinez, i shkrova atij duke shprehur vendosmërinë time për të ecur përpara. Besim, qartësi dhe angazhim. Ne do të fitojmë paqen”, përfundoi ai. 

Lini një Përgjigje