Bota11 Prill 2023, 15:47

Macron “tradhton” SHBA-të: Çështja e Tajvanit nuk e prek Evropën, prandaj nuk do të përfshihemi

Shkruar nga Pamfleti

Macron “tradhton” SHBA-të: Çështja e Tajvanit nuk e

Pas vizitës që bëri në Kinë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron nisi të mërkurën një vizitë në Holandë, ku do të hedhë dritë mbi polemikat e lindura në ditët e fundit nga një sugjerim për tërheqjen e Evropës nga Shtetet e Bashkuara lidhur me çështjen e Tajvanit, për të ruajtur lidhjet me Pekinin.

Macron është shprehur se BE duhet të ruaj autonominë strategjike të saj dhe se nuk duhet të përfshihet në konflikte që nuk i përkasin.

 “Do të ishte një kurth për Evropën të kapej në një krizë që nuk i përket”, tha Macron.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Uashingtoni ka reaguar i përmbajtur dhe është shprehur se dy vendet do të vazhdojnë të rrisin bashkëpunimin e tyre.

Ka një bashkëpunim tmerrësisht të madh vetëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Ne po punojmë për t’u siguruar që së bashku të përmbushim standardet e sigurisë kombëtare për të dy popujt”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare, në SHBA, John Kirby.

Qëndrimi i Macron ndaj SHBA dhe Kinës u përforcua ndërkohë nga ministri francez i Ekonomisë. Bruno Le Maire deklaroi të martën se Evropa duhet të luftojë për pavarësinë e saj strategjike.

Bashkimi Evropian është aleat me Amerikën, por kjo nuk do të thotë se ai duhet të dalë kundër Kinës, tha numri 2 i ekzekutivit francez, pak ditë pas takimit të Macron me presidentin Xi Jinping dhe në një kohë tensionesh ushtarake lidhur me Tajvanin.

macron shba Çështja tajvanit