TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 15:08

Stërvitja ushtarake krah NATO-s dhe SHBA trazon Beogradin, Vuçiç nuk i “bindet” Moskës

Shkruar nga Pamfleti

Stërvitja ushtarake krah NATO-s dhe SHBA trazon Beogradin,

Vuçiç duket se po e refuzon politikën ruse. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke e bërë të qartë se stërvitja do të zhvillohet...

Serbia duket e vendosur për të zhvilluar stërvitjen e parë ushtarake krah NATO. Pak ditë më parë u njoftua se “Ujku i Platinit”, do të zhvillohet me SHAB dhe aleancën e NATO, por kjo ka sjellë reagime të shumta. Nga Moska u duk qartë se nuk e pritën mirë këtë vendim, teksa u bë e ditur se do të monitorohen lëvizjet e Beogradit.

Por duket se përplasjet kanë nisur dhe brenda Serbisë. Të djathtët që mbështesin politikat ruse kanë kërkuar anulimin e stërvitjes.

Deputeti i Lëvizjes Dveri dhe anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, Borko Pushkiç, u tha gazetarëve para ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes se vendimi për mbajtjen e stërvitjes “është antikushtetues dhe krijon dyshime se qeveria nuk po zbaton sovranitetin, por po përmbush urdhrat e ambasadorit amerikan Christopher Hill"

Serbia është nën presion të vazhdueshëm për t'iu bashkuar histerisë kundër Rusisë”, tha Puskiç, duke theksuar se qëllimi i SHBA-së është që t'i jepet fund bashkëpunimit strategjik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në fushën ushtarake, gjë që, ka theksuar ai, e ka ndihmuar shumë Serbinë.

Por Vuçiç duket se po e refuzon politikën ruse. Ministria e Mbrojtjes ka reaguar duke e bërë të qartë se stërvitja do të zhvillohet.

Theksojmë se interpretimet e deputetit (të lëvizjes së djathtë Dveri, Borko) Pushkiq në lidhje me gjoja braktisjen e politikës së neutralitetit ushtarak në kuadër të stërvitjes 'Ujku i Platinit', si dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare të kryera nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria Serbe me partnerë të huaj, nuk janë as të sakta dhe as adekuate”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Mbajtja e një stërvitje të përbashkët ushtarake Serbi-SHBA duket se është një goditje nga Moskës, e cila po e sheh qartë se Beogradi po shkon krah Perëndimit. /Danas

vucic ushtria nato rusia

Lini një Përgjigje